GKA prezanton ekspozitën vetjake të piktorit shqiptar Zef Shoshi

Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë dhe Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë,  prezantojnë për publikun ekspozitën vetjake të piktorit shqiptar Zef Shoshi. 

Këto vepra vijnë si pjesë e koleksionit të Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë dhe koleksionit privat të artistit.
Zef Shoshi është një nga artistët më në zë të arteve pamore të shekullit të XX në Shqipëri, pjesë e grupit të piktorëve kryesorë të Realizmit Socialist në Shqipëri.
Ai është i njohur për tablotë e tij kompozicionale me tema të ndryshme nga historia, nga klasa punëtore dhe bujqësia, tema në mbështetje të propagandës shtetërore komuniste, si dhe një seri tablosh kushtuar figurës së Enver Hoxhës.

Ekspozita do të çelet datë 30 mars 2017, ora 19:00 në Galerinë Kombëtare të Kosovës, Prishtinë.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 30 mars – 30 prill 2017.

Pin It