LIBRI DHE KULTURA – Agron TUFA, autori më i mirë i vitit

https://soundcloud.com/spektrum-group/libri-dhe-kultura-agron-tufa-autori-me-i-mire-i-vitit

Në këtë takim në emisionin ” Libri dhe kultura” patëm të ftuar pedagogun, poetin e shkrimtarin Agron Tufa. Me profesorin folëm për poezinë, librin, edhe për marrjen e çmimit shkrimtari më i mirë në panairin e 19-të të librit me vëllimit poetik “Kafsha apo fantazma”.

Siç e shpjegon edhe vetë autori titulli i librit është metaforik, kafsha te njeriu është përmasa e të jetuarit më të gjitha problemet tona në tokë, kompromiset, pra është ajo pjesë e materialit tonë që na bën të jetojmë në linjën e mishti, është edhe ana e errët e njeriut, këto janë disa valenca të kafshës. Ndërsa fantazma është bota e ideve të eperme, bota e dëshirave është në dikotomi me kafshën eshte bota e përkryer që nuk bëhet pis, kjo është përmasë e ideales, e pangatërruar nga përmasa e kafshës. Dualitet ky që ka qenë që në nisje të njerëzimit. Si mbahet ekuilibri mes të dyjave, por kriza e njeriut është se cila prej tyre dominon, me cilën zgjedh ti të jetosh.

Në pjesën e dytë folëm për romanin “Gurit të varrit ia rrëfej”… Vetë titulli ka në vetvete tmerrin e asaj kohe, të komunizmit me gjithë tmerret që e ka perfaqësuar. Në qendër të romanit janë fatet e njeriut në një kohë cinike, të tmerrshme. Aty tregohet për Tiranën pas viteve 90′, ku të rinjtë braktisën atdheun, në këtë atmosferë del në pah femra, e cila na rrëfen tmerrin e jetuar në komunizëm. Ajo nuk rrëfen dot atë që ka jetuar sepse i vjen ndot nga vetja… Mos humbisni intervistën e plotë me profesor Tufën. Rijetimi i një kohe pa emër vjen e mishëruar artistikisht në këtë roman të cilin duhet patjetër ta lexoni.

tufa

guri

kafsha

Pin It