LIBRI DHE KULTURA – KASEM TREBESHINA

https://soundcloud.com/spektrum-group/libri-dhe-kultura-kasem-trebeshina

E ftuar në studio pedagogia e Letërsisë në UT, Anila Mullahi në bisedë për shkrimtarin Kasem Trebeshina.

Trebeshina është një nga ata shkrimtarë që lexohet dhe pëlqehet, si një urë ndërlidhëse mes tradicionales dhe modernes. Në veprën e tij gjejmë tipare tipike të krijimtarisë së viteve 60-70 ose para viteve ’44, por ndërkohë gjejmë tipare që i përkasim modernizmit dhe post modernizmin. Trebeshina ç’mitizon atë që të tjerët mitizojnë. Ai bën pjesë të veprës se ti pjesë nga realiteti, por i paraqet në një kendvështrim ndryshe nga të tjerët. Krijimtaria e tij ka nje nëntekst shumë më të thellë se ajo që përbën dukjen e veprës.

Risia e tij në letërsi

Ai ka shtruar në vite 50-60-70, ajo çka është interesate, ai ka shkruar dhe pas viteve ’90. Trebeshina ka aftësinë për të ndërthurur brenda vetes të gjitha kohët. Ka vepra që kanë një prerje sinkronike te viteve ’60 dhe kjo ndjehet. Ajo që e bën krijimtarinë e tij të vlefshme dhe pjesë të letërsisë tonë është fakti që vepra e tij është universale. Ajo është një vepër që do i përkasë përjetësisë.

Çfarë e bën universale veprën e tij?

Universaliteti te Trebeshina qëndron tek forma më shumë sesa tek tematika, vetë tematika është e varur prej saj. Liria në formë çon në lirinë e mendimit. Të gjitha veprat e tij kanë të përbashkët atë që quhet fillin e përbashkët, elementi përmbajtësor që ka të bëjë me lirinë. Liria e individit në raport me shoqerinë me të tjerët me mendimet e veta. Trebeshina e pëlqen njeriun e dyzuar, në konflikt me veten dhe që për të marrë vendime lufton me veten. Rëndësi parësore merr lufta me sistemin, individit që i ofrohet robërimi për të jetuar, robëria nga ato që janë si ti, por që mendojnë ndryshe. Vetë autoti në raport me robërinë ka thënë: skam qenë kurrë në diktar, por edhe pse ka qenë në burg i robëruar ai ka qene gjithnjë i lirë, ka zgjedhur të jetojë i lirë brenda korates së tij. Mund të vendosësh koratën e një të cmenduri e një  njeri të përjashtuar nga të tjerët, për të ruajtur lirinë personale. Odin Mondvalsen dëshmon se në një diktaturë ndonjëherë është heroizëm t’i kundërvihesh asaj publikisht, por ndonjëherë është heroizëm të pranosh koratën e të çmendurit pa qenë i tillë.

 

A trajtohet tema e luftës, cili është koncepti i tij?

Në moshën 16-17 vjeçare ai ka qenë partizan, ka qenë pjesemarrës në luftën nacional-çlirimtare, madje është plagosur në luftë. Trebeshina ka kryesuar një togë partizanësh. Në dy romanet e tij ” Kënga shqiptare ” dhe “Rruga e Golgotës” ai ka folur për luftën NÇL dhe për luftën brenda llojit. Shumë njerëz i jane kundërvënë mënyrës si ai ka parë luften, por nuk e ka glorifikuar atë. E ka parë me anën e mirë dhe të keqe.

Për më tepër ndiqeni të plotë intervistën

Pin It