Libri dhe Kultura – “Letërsia e shkruar nga femrat”

Në këtë takim në emisionin ” Libri dhe kultura” patëm të ftuar kryeredaktoren e revistës “Saras”, Alda Bardhyli.

Jo pa qëllim i rikthehemi kësaj teme në një kohë kur duket sikur të drejtat gjinore janë tejkaluar, por në fakt nuk është kështu, këtë mbase e konkretizon më shumë fushata elektrorale në SHBA, ku një kanditate femër kërkon vëmendjen femërore.

Që një femër të shkruante, dikur ishte tejet e pabesueshme, kjo i çoi femrat në përdorimin e pseudonimeve. Letërsia si arti më i ndjeshëm, si akti më i lartë i krijimit nuk duhet ndarë në letërsi për femra apo për meshkuj.

Femrat që kërkonin të kishin akses në letërsi, kërkonin të ndryshonin realitetin e bashkëgjinoreve të tyre, të dilnin nga shtëpia, të arsimoheshin etj.

Dominancë e madhë mashkullore ka patur dhe letërsia shqipe e viteve ’30.

 

https://soundcloud.com/spektrum-group/letersia-e-shkruar-nga-femrat

Pin It