Ekselenca, kriteret për bursa për vitin akademik 2017-2018

studenti

Qeveria miraton kriteret për bursat e studimit që do të jepen vitin e ardhshëm akademik për studentët e ekselencës. Sipas vendimit të gjithë nxënësit apo studentët e shkëlqyer, aplikojnë edhe ata të cilët nuk përballojnë dot shpenzimet, mund të aplikojnë për bursë.

Për bursë mund të aplikojnë edhe studentët që ndjekin studimet në vit të dytë ose të tretë dhe nuk kanë përfituar bursë në vitet e mëparshme. Bursa përllogaritet si shpenzim mesatar ditor për lekë në ditë (lekë/ditë) dhe paguhet çdo muaj.

Data 31 janar 2017 është afati përfundimtar për shqyrtimin dhe miratimin e bursave për studentët e regjistruar në vitin e parë të studimeve për vitin akademik 2016-­2017. Ndërsa për të gjitha kategoritë e tjera të studentëve afati i fundit është data 30 dhjetor 2016.

Kushtet për të përfituar bursë janë sipas kriterit ekonomik dhe joekonomik.

Sipas kriterit ekonomik

­-Studentët që ndjekin studimet në largësinë mbi 10 km nga vendbanimi i përhershëm i tyre, familjet e të cilëve trajtohen me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore; ­

-Secili nga studentët, i cili rezulton bashkëshort me fëmijë, dhe kur familja e tij trajtohet me ndihmë ekonomike nga njësia e vetëqeverisjes vendore; ­

-Personat me aftësi të kufizuar, të vërtetuar nga Komisioni Mjekësor i Caktimit të Aftësisë për Punës, përfitues të pagesës së aftësisë së kufizuar.

Jashtë kriterit ekonomik

­Studentët që kanë përfituar statusin e jetimit. Studentët që kanë humbur përgjegjësinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë. Studentët që janë identifikuar e trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin prindëror. Studentët që rezultojnë fëmijë të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe të Policisë së Burgjeve që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.

Studentët nuk përfitojnë bursë apo humbasin të drejtën e përfitimit në rast se:

– ­janë ndarë nga trungu familjar; ­

– familjet e tyre ushtrojnë veprimtari private ­ vazhdojnë studimet në një program të dytë studimi ­ shpallen ngelës dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese ­ nuk kanë përfunduar programin e studimit brenda kohëzgjatjes normale të tij, të përcaktuar në aktin e hapjes së programit përkatës të studimit.

Pin It