Rritja e pensioneve është shoqëruar edhe me rritjen e pensionit social, i cili prej 1 korrikut është 7262 lek të reja. Por për ta përfituar këtë pension, ISSH bën me dije se duhet të plotësohen disa kritere.
5 kriteret
Përfituesi duhet të paraqesë një herë në vit deklaratën për gjendjen social- ekonomike
- b) Pensioni social tërhiqet nga përfituesi çdo muaj
- c) Pagesa e pensionit social ndërpritet në rast se nuk tërhiqet, në qendrat e përcaktuara të pagesës
- d) Pensioni social mbyllet kur konstatohet se ka të dhëna jo të vërteta, lidhur me kushtet ligjore të përfitimit
- e) Pensioni social nuk ndërpritet në rastet kur përfituesi është për kurim në spital.
Pensioni social
Pensioni social është një përfitim që i jepet çdo shtetasi shqiptar, i cili ka mbushur moshën 70 vjeç, është me qëndrim të përhershëm në Shqipëri të paktën për pesë vitet e fundit, nuk plotëson kushtet për asnjë lloj pensioni nga skema e detyrueshme e sigurimeve shoqërore dhe nuk ka të ardhura, ose të ardhurat që përfiton nga çdo burim tjetër, janë më të ulëta se të ardhurat që jep pensioni social. Kushtet e përfitimit: -Mosha 70 vjeç; Qëndrimi i përhershëm në Shqipëri, të paktën për 5 vitet e fundit; Nuk plotësohen kushtet për asnjë pension nga skema e detyrueshme; Nuk ka të ardhura ose janë më të pakta se një pension social.
Masa e përfitimit
Masa e pensionit social është e barabartë me të ardhurat minimale që sigurohen nga pensioni i pjesshëm i pleqërisë me 15 vite të siguruara me pagë minimale, i llogaritur në datën 31.12.2014; b) Masa e pensionit social për personat që kanë të ardhura nga burime të tjera do të jetë sa diferenca e pensionit social me të ardhurat e tjera që ka përfituesi.
Dokumentacioni
– Fotokopje e Kartës së identitetit; – Certifikatë familjare; – Deklaratë për gjendjen social-ekonomike; – Vërtetim nga zyra e gjëndjes civile, që është banor në Shqipëri për të paktën 5 vite, nga koha që paraqet kërkesën; – Vërtetim nga organet tatimore, nëse ushtron ose jo veprimtari ekonomike; – Certifikatë pronësie dhe/ose akti i marrjes në pronësi/në përdorim të tokës; – Vërtetim për ndihmën ekonomike; – Deklaratë nëse je aksionar apo bashkëpronar në aktivitete ekonomike/ pasuri të patundshme, që nxjerr të ardhura.
Shyrtimi i kërkesësa
- a) Shtetasi që plotëson kriteret për trajtimin financiar me pension social, paraqet kërkesën për përfitim dhe dokumentacionin e parashikuar, pranë agjencisë lokale të sigurimeve shoqërore, ku ka vendbanimin;
- b) Agjencia lokale e sigurimeve shoqërore shqyrton dokumentacionin e deklaruar, kërkon nga institucionet përgjegjëse konfirmimin e të dhënave dhe, pas konfirmimit, dërgon dosjen me dokumentacionin përkatës në drejtorinë rajonale \ të sigurimeve shoqërore;
- c) Pensionet sociale caktohen dhe dërgohen për pagesë nga drejtoritë rajonale të sigurimeve shoqërore. Vendimi i caktimit të pensionit social nënshkruhet nga inspektori përpunues, kryetari i degës së përfitimeve, kryetari i degës se financës dhe drejtori i drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore. Afatet e caktimit dhe të pagesës së pensionit social janë të njëjta dhe ndjekin të
njëjtat rregulla, si dhe për pensionet e pleqërisë;
ç) Dokumentacioni i përfitimit dhe vendimet e drejtorisë rajonale të sigurimeve shoqërore për caktimin dhe pagimin e pensionit social, auditohen çdo vit nga auditët e specializuar të Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Certifikimi I dosjeve të përfitimeve të caktuara për herë të parë, si dhe të përfitimeve të rishqyrtuara, të kryhet i plotë për secilën dosje përfituesi.
- d) Në rastet kur kërkuesit janë në kushtet e përfitimit, masa e pensionit që i caktohet kërkuesit është diferenca midis pensionit social të plotë me të ardhurat që kërkuesi ka nga burimet e tjera. Vlerësimi i të ardhurave do të bëhet në të njëjtën mënyrë dhe bazuar në të njëjtin legjislacion që përdoret edhe për përcaktimin e masës së ndihmës ekonomike. Të ardhurat individuale të kërkuesit përllogariten në raport me pjesëtarët;
- dh) Në rastet kur kërkuesi ka të ardhura individuale nga burime të tjera më të larta se masa e pensionit social e përcaktuar për vitin përkatës, pensioni social nuk caktohet. Dokumentet mbahen në dosjen e çelur për këtë qëllim, në të cilën bashkëlidhet edhe njoftimi zyrtar me arsyet dhe argumentet e moscaktimit të këtij përfitimi;
- e) Vendimi për caktimin e masës së pensionit social dhe gjithë dokumentacioni në të cilin është bazuar llogaritja e pensionit, regjistrohen në regjistrin e posaçëm për pensionet sociale dhe arkivohen në drejtorinë rajonale të sigurimeve