Lidhja midis fizikes dhe shpirtërores

Adhurimet në Islam nuk janë rituale të mbushura me simbolika të pakuptueshme. Ato nuk bëhen as për qëllime  të kësaj bote. Në fakt, ato janë rituale që kanë një lidhje të ngushtë me shëndetin mendor dhe fizik të individit nga njëra anë, por edhe me stabilitetin moral, social dhe vleror të komunitetit.

Le të shohim qetësinë dhe paqen e brendshme që të fal namazi. Le t’i shtojmë kësaj, higjenën e trupit. Agjërimi garanton shëndetin e fizikut, zekati rrit përkrahjen dhe solidaritetin social mes komunitetit.

Falë mbështetjes sociale që garantojnë këto rituale dhe thelbit që përmbajnë praktikat e përditshme mes individëve, shkohet drejt një shoqërie të virtytshme e të drejtë, ku reduktohen në minimum dobësitë. Edukimi i shoqërisë bëhet nëpërmjet edukimit të individit.

Pin It