Liria e besimit në Islam

Liria fetare ka për qëllim njohjen e ekzistencës së shumë feve dhe kjo është zbatuar praktikisht kur Profeti (s.a.s) njohu lirinë e besimit në kushtetutën e parë të Medinës ku pranoi se hebrejtë dhe muslimanët përbejnë një bashkësi të vetme si dhe në çlirimin e Mekës ku nuk u imponua asnjë banor i Mekës që të përqafonte Islamin me gjithë mundësite dhe triumfin që arritën muslimanët, por profeti i Allahut u tha: “ Ikni se ju jeni të lirë”.

Prijësi i dytë e myslimanëve, Omer bin Hatabi, në përputhje me shembullin e të dërguarit të Allahut (s.a.s), u dha të krishterëve të  Kudsit (Jeruzalemit), siguri për jetën, kishat e kryqet e tyre dhe u tha se nuk do të dëmtohet apo imponohet kush për shkak të besimit te tij.

Islami garanton të drejtën e debatit objektiv larg çdo sharje apo injorimi të tjetrit. Kurani pohon: “Thirr në rrugën e Zotit tënd me mençuri dhe këshillë te bukur dhe diskuto me ta me mënyrën më të mirë!..” [Surja Nahl, 125].

Në bazën e këtyre parimeve tolerante ngrihet dialogu mes muslimanëve dhe jo muslimanëve. Kur’ani i Madherishëm kur drejton ftesën në dialogun me ithtarët e Librit thotë: “Thuaj: O ithtarët e Librit, ejani të bashkohemi në një fjalë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t’i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do të mbajmë për zot njëri-tjetrin, në vend të Allahut!’’ Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: “Dëshmoj se ne i jemi nënshtruar Allahut!’’ [Surja Ali Imran, 64]

E në qoftë se dialogu nuk arrin rezultat ateherë secili ka fenë e tij me të cilën është i bindur dhe këtë shpreh ajeti i fundit i sures Kafirun që mbyllet me: “Ju keni fenë tuaj dhe unë kam fenë time!’’ [Surja Kafirun, 6].

Burimi: profetimuhamed.info

Pin It