‘Sweatcoin’, aplikacioni që të paguan për çdo 1000 hapa

Aplikacioni ‘Sweatcoin’ mund të bëjë të fitosh para vetëm duke ecur. E testuar tashmë në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, së shpejti ky aplikacion do të mbërrijë edhe në pjesën tjetër të Evropës.

 Përdorimi i aplikacionit është fare i thjeshtë: për çdo 1000 hapa fiton një “sweatcoin” dhe në një dyqan virtual të lidhur me platformën ku ka çdo gjë: pajisje, këpucë, libra, karta dhurimi, milje ajrore, produkte hi-tech si smartphones dhe televizorë etj. Sa më shumë “sweatcoin” të grumbulloni aq më shumë mallra mund të blini.

Duke bërë 10 mijë hapa në ditë, nevojiten disa muaj, nëse jo vite, për të arritur qëllimin e zgjedhur. Por këto hapa janë të vlefshme vetëm nëse i bëni në rrugë dhe jo në aktivitete të tjera si p.sh. palestra.

Për javë të tëra, në SHBA dhe Britania e Madhe, aplikacioni i themeluar në Londër ka arritur majat në App Store, pavarësisht nga disa kritika, për shembull, lidhur me faktin se numërimi hapave është i dëmshëm. Deri tani numri i përdoruesve tashmë ka shkuar në rreth pesë milionë.

Pin It