Në Panama gjendet një luginë me lisa të cilët rriten vetëm në formën katrore, me kënde të drejta, gjë e cila haset rrallë në natyrë.
Madje edhe “rrathët” brenda trupave të tyre janë shumë të ndryshëm nga ata që jemi mësuar të shohim.
Hulumtuesit nga Universiteti i Floridës janë përpjekur që t’i mbjellin dhe rrisin disa prej këtyre lisave në disa vende jashtë luginës, por pas hulutimeve të bëra kanë ardhur në përfundim se lisi e merr këtë formë për shkak të kushteve ekzituese në këtë luginë dhe se këta lisa mund të ekzistojnë si të tillë vetëm në luginën e lisave katrorë.