Lumturia arrihet, kur mendon mirë për të tjerët…

Tregohet për një nga bujarët dhe zemërgjerët më të mëdhenj nga mesi i arabëve, të cilit një ditë, e shoqja i tha: “Aman! S’kam parë njerëz më të ligj se miqtë e shokët e tu!” I shoqi e pyeti: “E përse kështu? Çfarë ka ngjarë?!” Gruaja ia kthen: “Si përse? Kur ke para dhe je në gjendje të mirë ekonomike, vijnë e nuk të shqiten, kur varfërohesh nuk i sheh me sy!”

I shoqi i saj gjithë mirësi i thotë: “Për Zotin kjo qenka për t’u gëzuar, jo për t’u hidhëruar. Ata vijnë kur jemi në gjendje të mirë që t’i nderojmë e respektojmë, e na lënë rehat kur jemi ngushtë dhe nuk mundemi t’i shërbejmë siç e kërkon tradita.”

Morali:

Të pastrosh zemrën nga mëritë e nga inati, do të thotë të bësh një jetë të lumtur dhe pa strese. Jo vetëm kaq, por është dhe një portë për të fituar parajsën e amshuar në botën tjetër.

Pin It