Manastirliu shkon natën te Urgjenca e Pediatrisë, jep lajmin e mirë

Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mesnatën mes të mërkurës dhe të enjtes ka shkuar në Urgjencën e Pediatrisë, për të parë nga afër situatën e gripit. Siç mund të shihni në videon që gjeni më poshtë, ajo u takua me mjekë dhe pacientë, ku dha lajmin e mirë për hapjen e katër qendrave të reja shëndetësore në shërbim 24 orë.

“Në inspektim gjatë mbrëmjes së sotme në Urgjencën e Pediatrisë QSUT për të parë nga afër shërbimin në situatën e qarkullimit të shtuar të gripit. Situata paraqitet e qetë.

Informova qytetarët për vendimin për zgjatjen e shërbimit në 24 orë hapjen të 4 qendrave shëndetësore në Tiranë”, shkruan ministrja në Facebook.

Manastirliu bën me dije se qendrat e hapura janë: Qendra Shëndetësore nr 6 Kombinat; Qendra Shëndetësore nr 7 Laprakë; Qendra Shëndetësore nr 8 pranë ish-Bllokut dhe Qendra Shëndetësore nr 10 pranë Oxhakut.

Pin It