Margaritarët e urtësisë

Çdo qenie e madhe ose e vogël në gjithësi e vazhdon ekzistencën e saj në një ekuilibër të tillë të hollë e marramendës, saqë është e pamundur ta shohësh këtë gjendje të përgjithshme të përbërë nga margaritarët e urtësisë, përfitimit dhe harmonisë, të mos e mendosh Krijuesin e të mos thuash “Allah”!

Në lidhje me këtë, është e mjaftueshme t’i lësh të gjitha të tjerat e të shohësh vetëm brenda vetes tënde. Të gjitha veprimtaritë e trupit tonë paraqesin një sistem të mrekullueshëm të rregulluar me anë të mekanizmave hormonale e nervore shumë të ndjeshme e të lidhura me njëra-tjetrën dhe që funksionon në harmoni. Të gjitha organet, indet dhe qelizat funksionojnë në harmoni dhe përsosmëri pa e cënuar aspak detyrën që u bie sipër, të orientuar sipas një qëllimi dhe përfitimi krejt të qartë dhe duke mos u shkaktuar as dëmin më të vogël ndërtimit të trupit, rregullit të tij të përgjithshëm, madje funksionit të një pjese fare të vogël. Meqë edhe ora më e thjeshtë nuk do të mund të mendohej pa artizanin e saj, të mendosh se nuk është dikush që i vë në punë dhe rregullon funksionet jetësore të trupit të njeriut që janë miliona herë më komplekse se të një ore mekanike, që i sheh dhe kontrollon marrëdhëniet mes veprimtarisë dhe rezultateve, duhet të jetë mungesa më e madhe e respektit ndaj të menduarit.

Pin It