E bukur çdo herë, Shqipërinë e vizituan 232 mijë shtetas të huaj në janar

Numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë u rrit ndjeshëm në muajin janar, duke sinjalizuar një tendencë pozitive të turizmit edhe në fillimin e këtij viti.

Sipas Institutit të Statistikave (INSTAT), në Shqipëri kanë hyrë gjatë muajit janar 2018, 232 mijë shtetas të huaj, një rritje me 34.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hyrjet në Shqipëri dominohen prej vizitorëve nga vendet fqinje, kryesuar nga Kosova, Maqedonia, Greqia e Mali i Zi.

Vizitorët prej këtyre vendeve përbënin rreth 75% të numrit të përgjithshëm të vizitorëve të huaj gjatë janarit.

Turizmi kulturorë zë vendin e parë në stinën e dimrit për numrin e vizitorëve por jo vetëm kjo stinë.

Në përgjithësi,kultura identifikohet si pika e fortë kryesore e Shqipërisë në industrinë e udhëtimeve nga tregjet e huaja.

Destinacionet kryesore të vizituara nga ture të organizuara kulturore janë Shkodra, Lezha, Kruja, Durrësi, Tirana, Fieri, Berati, Elbasani, Korça, Përmeti, Gjirokastra, Saranda dhe Vlora.

Numri i vizitorëve të huaj për 2017, në atë që quhet turizmi kulturorë kap shifrën e 350 vizitorë që është një rritje në krahasim me një vit para tij me 50 mijë vizitorë më shumë.

Ndërsa bie në sy fakti i rritjes së numrit të vizitorëve  nga shtetet , si Anglia, Gjermania apo Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa trendi për vitin 2018 është premtues për një rritje të ndjeshme të ekonomisë turistike.

Vetëm  në muajin janar të këtij viti, në vendin tonë kanë hyrë 605.444 vizitorë të huaj, duke pësuar një rritje prej 29,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Hyrjet në rrugë tokësore të shtetasve shqiptarë dhe të huaj në muajin janar 2018, zënë peshën më të madhe të hyrjeve, gjithsej me 79,8 %, ndërsa hyrjet në rrugë ajrore zënë 16,6 % dhe ato detare zënë 3,6%.   Shifrat bëhen të ditura nga INSTAT.

/ATA/

Pin It