MASH, artikujt shkollorë jo më shtrenjtë se 10% më shumë

29.08.2012.Pula_podjela knjiga u knižarama Photo: Basso Company

Ministria e Arsimit ka shpallur konkursin për botimin e teksteve të reja të cilat do të përdoren kryesisht nga nxënësit e klasave të dyta dhe ato të shtata për vitin e ardhshëm. Kjo si nevojë e ndryshimit të kurrikulës këtë vit për klasat e para dhe të gjashta. Për këtë arsye janë 21 tekste të reja të cilat janë shpallur për botim sipas kushteve të përcaktuara nga MAS. Por ajo që duhet të kenë parasysh shtëpitë botuese është se një pjesë e teksteve janë përkthime nga “Oxford” dhe duhet të përshtaten për nxënësit shqiptare.

“Nisur nga plotësimi i kritereve mbi përshtatshmërinë e programeve tona me tekstet e huaja, tekstet shkollore: Matematikë 2, Dituri natyre 2,Matematikë 7, Fizikë 7 dhe Biologji 7, të jenë përkthim i teksteve shkollore të shtëpive botuese “Oxford University Press”, “Pearson” dhe Cambridge, dokumentuar me kontratë paraprake të lidhur mes subjekteve. Me lejen paraprake përkatëse nga botuesi i huaj, përkthimet mund të përshtaten në realitetin shqiptar për elementet që i përkasin realitetit të huaj.

Formati fizik i tekstit të paraqitur duhet të jetë i njëjtë me tekstin origjinal” thuhet në udhëzimin e Ministrisë së Arsimit Çmimet Çmimet e teksteve shkollore nuk duhet të rriten më tepër se 10% në krahasim me vitin e kaluar akademik. Ky është kushti që u përcakton Ministria e Arsimit të gjitha shtëpive botuese të cilat do të hyjnë në konkurs për botimin e teksteve të reja. “Çmimi mesatar aritmetik ose çmimi tavan të përllogaritet si shumatore e çmimeve të propozuara nga botuesit/distributoret për çdo titull teksti fitues, pjesëtuar me numrin e alternativave fituese për këtë titull

 

Pin It