Mbani larg mushkonjat me ketë metodë natyrale

 

Sezoni i verës është sezoni i preferuar nga shumica e njerëzve, duke qenë se është sezoni i pushimeve, i udhëtimeve e i relaksit. Mirëpo gjatë këtij sezoni të vetmet që na bezdisin janë mushkonjat. Gjatë këtij sezoni ato shtohen shumë në numër dhe përveçse na prishin  gjumin me pickimet e tyre na irritojnë lëkurën e bëhen kështu shkak i puҫrave.

Për të eleminuar puҫrat, në treg gjenden solucione të  ndryshme parandaluese ose kuruese por e vërteta është që të gjitha janë të përbërë nga kimikate të ndryshëm dhe nuk janë fare të rekomandueshëm, sidomos për fëmijët! Tani mund t’i largoni mushkonjat fare kollaj. Me këtë metodë jo vetëm do largoni mushkonjat por edhe do të shëroni puҫrat në një kohë shumë të shkurtër. Mjafton të përzieni pak lëng limoni me uthull të bardhë dhe lyeni pjesën ku ju ka pickuar mushkonja. Shenja do të largohet menjëherë dhe nuk do të ndjeni më irritime të lëkurë.

Burimi : Living

Pin It