Mbani vesh, një tjetër ” mirësi” nga kafeja

kafeja_turke_merret_nen_mbrojt

Një studim i fundit amerikan nga Universiteti i California dhe ai i San Francisco, zbulon disa të mira që do u ngrohin zemrën kafedashësve.
Në studim u përfshinë 1300 nxënës me moshë deri në 72 vjeç, ku pjesa më e madhe e tyre, konsumonin çdo ditë kafe ose produkte që përmbanin kafeinë.

Të mbajtur nën vëzhgim nga studiuesit, u zbulua se pirja e rregullt e kafesë ka një sërë dobish për sistemin kardiovaskular.

Jo vetëm kaq por ul rrezikun e diabetit të tipit 2, si dhe mbron nga obeziteti dhe depresioni.

Drejtuesi i studimit Gregory Marcus, tha se konsumimi i kafeinës nuk i çrregullon ritmet e rregullta kardiake siç pretendohet, por shton se kjo gjë duhet rimarrë në konsideratë, për shkak se kafeja, çaji apo produktet e tjera që mbajnë kafeinë, e ndihmojnë funksionimin e sistemit kardiovaskular.

Pin It