Vetëm dy filxhanë kafe në ditë ulin rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Dementia për 36 për qind.
Është e shijshme, e ngrohtë dhe u jep rritjen e energjisë së nevojshme, çdokujt i pëlqen një filxhan kafeje, shkruan DailyMail. Por tani shkencëtarët deklarojnë se pija e nxehtë është më shumë se vetëm një qerasje e kënaqshme, ajo mund të ndihmojë në parandalimin e zhvillimit të Dementia-së, sëmundje e cila krijohet nga dëmtimi i trurit dhe manifestohet me çrregullime memorie.
Gratë e moshës mbi 65 vjeçare të cilat konsumojnë kafeinë normale ishin 36 për qind më pak të rrezikuara në zhvillimin e sëmundjes Dementia.