Studim: Pirja e çajit parandalon demencën

Një studim i ri thotë se konsumimi i një filxhani çaj çdo ditë mund të ulë rrezikun e zhvillimit të demencës.Kjo pije zvogëlon gjasat e prekjes nga kjo sëmundje mendore me 50%, kanë zbuluar shkencëtarët.

Ndërsa ata që e kanë “gjenin e demencës” mund të zvogëlojnë gjasat e zhvillimit të toksikëve në tru me 86%.

Nuk ka rëndësi se çfarë lloj çaji preferoni, të gjitha kanë të njëjtin efekt në tru.Të pasura me përbërës si ‘catechins’ dhe ‘theaflavins’, gjethet e çajit njihen për vetitë e tyre anti-inflamatore dhe antioksiduese.

Kjo ju ndihmon të mbroni trurin nga dëmtimet vaskulare dhe degjenerimi nervor, thotë dr. Feng Lei, nga Universiteti Kombëtar i Singaporit.

Në studim u përfshinë rreth 1000 të rritur të moshës mbi 55 vjeç, të cilët u monitoruan për një periudhë mbi 12 vjeçre. Hulumtuesit shkencorë u përqendruan më shumë tek konsumimi i tyre i çajit  dhe çdo dy vite, pjesëmarrësit u kontrolluan për funksionin e tyre njohës duke përdorur mjete të standardizuara. Hulumtuesit shkencorë mblodhën gjithashtu të dhëna për mënyrën e tyre të jetesës, gjendjet mjekësore dhe aktivitet fizike.

Rezultatet e studimit u publikuar tek “The Journal of Nutrition, Health & Aging”.

Burimi: Daily Mail dhe Gazeta Shëndeti

 

Pin It