Antonio Guterres zgjidhet sekretar i përgjithshëm i OKB-së

antonio-guterres

Ish-kryeministri portugez, Antonio Guterres është zgjedhur sekretari i ri i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Guterres u zgjodh dje nga anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, pas pesë raundeve të votimeve.

Guterres mori 13 vota dhe 2 abstenime nga këshilli prej 15 anëtarësh dhe asnjë nga anëtarët e përhershëm Britania e Madhe, Kina, Franca, Rusia dhe SHBA-ja nuk shfaqën ndonjë synim për të vendosur veton kundër Guterres në votimin zyrtar.

Këshilli do të zhvillojë sot votimin formal dhe më pas do të dërgojë rekomandimin për Guterres-in në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, e cila jep vendimin përfundimtar.

Më herët Guterres ka mbajtur postin e kreut të Agjencisë së Refugjatëve të OKB-së.

Pin It