Basha ambasadorëve: Nuk me tregoni ju se çfarë duhet te bëj

basha

Basha: Nuk pres nga asnjë ambasador të më tregojë cila është detyra kushtetuese e PD, e opozitës apo e imja si qytetar. Ambasadorët kanë detyrën e tyre, unë kam detyrën time dhe e kam kryer me ndërgjegje të plotë.

Lulzim Basha  i është përgjigjur ne ketë mënyre Ambasadorit Donald Lu i cili i sugjeroi opozitës te shmangte animimin e vetingut ne Kushtetuese. Ashpërsimi i tonit te kryetarit demokrat Basha ndaj diplomatit amerikan ne Tirane,  vjen  një dite pas dekoratës se  ish kryetari Berisha I cili akuzoi diplomatin Lu se është bere pale me kryeministrin Rama ne lidhje me importin e mbetjeve. Pas mbledhjes se grupit te deputeteve demokrat, Basha beri te ditur votën pro te opozitës ndaj ligjit për organizimin edhe funksionimin e insticioneve  te drejtësisë ne luftën kundër krimit dhe korrupsionit . Ai thotë se opozita shmangu ne ketë ligj tentativën e Rames për te kontrolluar institucionet e Drejtësisë

Për 5 ligjet e tjera, Basha konfirmoi qëndrimin e PD-së kundër drafteve te hartuar nga mazhoranca.

Pin It