Vlahutin: Shqipërisë i duhet edhe një dekadë për t’u anëtarësuar në BE

romana

Shqiperisë i duhet edhe të paktën një dekadë për t’u berë pjesë e BE-së. Kështu deklaroi ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin, duke theksuar se ky nuk është një process i lehtë.

Kjo do të thotë që edhe nëse BE hap negociatat me Shqipërinë këtë dhjetor, vendit do i duhet një 10-vjeçar tjetër për të plotësuar kushtet e kërkuara.

“Procesi i integrimit varet nga Shqipëria, dhe ky nuk është një proces i lehtë. Vendeve i është dashur kohë, dhe nëse duhet të jem objektive në përgjigjen time; mendoj se duhet 1 dekadë. Na duhet një sistem i rregulluar mirë dhe institucionet që funksionojnë. Edhe vendit tim, Kroacisë, iu desh një dekadë për t’u integruar në Bashkimin Europian, pavarësisht se situata ekonomike ishte më e mirë se ajo e Shqipërisë”, – tha ambasadorja Vlahutin gjatë një takimi me studentë.

Vlahutin tha se pas anëtarësimit nuk ndryshojnë shumë gjëra, pasi çdo gjë ka të bëjë me reformat brenda vendit. E vetmja gjë që ndryshon është se nuk detyrohesh të paraqesësh një pasaportë kur udhëton brenda BE-së.

 

Pin It