Donald Trump do të jetë zyrtarisht president i SHBA vetëm pasi Kolegji Elektoral të votojë për Presidentin. deri në vendimin e këtij Kolegji ekziston ende një mundësi që Hillary Clinton të shpallet Presidente.
Pavarësisht gjasave të vogla një gjë e tillë është e mundur sepse Clinton ka fituar më shumë vota popullore se sa Trump. Ky i fundit fitoi falë votave elektorale, pasi në të vërtetë Clinton mori 200,000 vota më shumë nga populli amerikan.
Në 19 dhjetor Kolegji Elektoral do të votojë në përputhje me Kushtetutën amerikane për të legjitimuar presidentin e zgjedhur. Anëtarët e këtij kolegji kanë të drejtën të refuzojnë ose përkrahin kandidatin që ka fituar në bazë të votave elektorale.
Por përgjithësisht mbi 99% e anëtarëve të këtij kolegji, përgjatë historisë amerikane, kanë votuar ashtu siç janë zotimet ditën e zgjedhjeve, sipas një analize të gazetës New York Times.