Buxheti, 647 punonjës më shumë në administratë në 2017

Business Team Concept

Numri punonjësve të administratës qendrore do të rritet me 647 vetë në vitin 2017 duke arritur në 81 617 veta. Rritja e të punësuarve në administrate është pjesë e projektligjit të buxhetit pëer vitin e ardhshëm.

Por sipas projektbuxhetit kjo rritje nuk do të ketë efekte financiare shtesë në koston e personelit, me përjashtim të institucioneve të reja dhe institucioneve të sistemit të drejtësisë. Po ashtu edhe rritjet në gradë do të bëhen vetëm brenda parashikimeve, për të mos shkaktuar rritje të kostove pertej parashikimeve në buxhet.

Sipas Buxhetit, numri maksimal i punonjësve për çdo ministri dhe institucion qendror, përcaktohet nga ministritë dhe institucionet qendrore. Ndërsa Këshilli i Ministrave ka të drejtën të rishpërndajë numrin e punonjësve në rastin e ristrukturimit të institucioneve ekzistuese apo krijimit të institucioneve të reja.

Rishpërndarja e numrit të punonjësve të institucioneve të reja të sistemit të drejtësisë do të bëhet nga Ministria e Financave, pas vendimit të Kuvendit. Për krijimin dhe funksionimin e institucioneve të reja të sistemit të do të mund të përdoren deri në 500 milionë lekë nga Fondi Rezërvë i Këshillit të Ministrave.

Pin It