Vlahutin: Koha e zbatimit të reformës ekonomike

vlahutin_1

Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Romana Vlahutin, shprehu mbështetjen e saj për Programin e Reformave Ekonomike për Shqipërinë (Economic Reform Programme, ERP) dhe tha se tashmë është koha e zbatimit dhe monitorimit të tij.

Sipas ambasadores, BE kërkon anëtarësimin e Shqipërisë si një shtet me konkurrencë të lirë të tregut dhe inovator.

“Por, ky është vetëm fillimi pasi monitorimi dhe implementimi i këtyre strategjive është një sfidë dhe përgjegjësi e madhe. BE aspiron anëtarësimin e Shqipërisë jo vetëm si një shtet anëtar, por një shtet anëtar me një konkurrencë të lirë dhe mirë funksionale të tregut, si edhe një shtet anëtar më inovativ dhe më të fortë ekonomikisht, të aftë për të përballuar presionet e tregut”, ­ tha ambasadorja Romana Vlahutin.

Vlahutin tha se qëllimi është nxitja e konkurrueshmërisë së ekonomisë shqiptare për të zhvilluar sipërmarrjet dhe sektorët në rritje, veçanërisht turizmin.

Pin It