Gjosha: Zbatimi i Vettingut do të sjellë hapjen e negociatave

850x636_maxresdefault1478691227

Ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha, e vlerësoi me nota pozitive vizitën e delegacionit shqiptar në Gjermani të hënën. Gjatë një konference për shtyp ministrja Gjosha tha se vizita konfirmoi mbështetjen e kancelares Merkel për procesin e integrimit të Shqipërisë.

Ajo tha se hapja e bisedimeve varet nga zbatimi i ligjit të Vettingut dhe negociatat do të çelen sapo të dallohen rezultatet e Vettingut.

“Sa më shpejt të zhbllokohet ky ligj dhe të nisë zbatimi i tij aq më shpejt do të çelen negociatat për anëtarësim”, u shpreh Gjosha.

Ministrja komentoi edhe deklaratat e deputetit gjerman Krichbaum në lidhje me kushtet që duhen përmbushur për t’u hapur negociatat.

“Kryetarët e parlamenteve do të shprehen pasi t’ua kërkojnë krerët e qeverive. Kjo do të thotë se as nuk duhet të habitemi dhe as nuk duhet të abuzojmë me komentet e ndryshme të deputetëve të grupeve parlamentare të vendeve anëtare, pasi për ta ky është një proces i natyrshëm demokratik, brenda parlamentit të tyre. Ndërsa ne duhet të fokusohemi tek kjo fazë e procesit. Kemi bërë një hap të rëndësishëm drejt vendimit të dhjetorit dhe kemi një optimizëm të arsyeshëm se gjërat do të zhvillohen pozitivisht”, theksoi Gjosha.

Sipas saj një ndër kriteret e që duhet plotësuar është edhe realizimi i zgjedhjeve të lira e të ndershme.

Pin It