Pena e përdorur nga delegatët shqiptarë në Kuvendin e Vlorës ekspozohet në Muzeun Historik Kombëtar

aktivitet-ne-mezueun-kombetar-per-28-nentorin-1-300x200

Pena e përdorur nga delegatët shqiptarë në Kuvendin e Vlorës, për nënshkrimin e Aktit të Shpalljes së Pavararësisë së Shqipërisë u ekspozua në Muzeun Historik Kombëtar.

Ekspozita “104-vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”, u çel dje nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksionistëve Shqiptarë.

Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Melsi Labi theksoi se “ndonëse është një objekt i vogël ajo ka një rëndësi mjaft të madhe për historinë e shqiptarëve. Pena ndodhet pranë Deklaratës së Pavarësisë, si simbol i përfundimit të etapës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe hapjes së një faqe të re në historinë e Shtetit Shqiptar”.

“Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ajo ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokëso
re të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerët e Evropës”, tha Labi.

Ndërsa kryetari i Qendrës Mbarëkombëtare të Koleksionistëve Shqiptarë, Shpëtim Sala bëri një ekspoze të objekteve të paraqitura.

Sipas tij në këtë ekspozitë pasqyrohet edhe kabineti i Qeverisë së Vlorës, i cili u miratua më 4 Dhjetor 1912.

Në ekspozitë janë paraqitur edhe disa flamuj, të viteve 1909-1920. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri në datën 30 Nëntor në hollin kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.

Pin It