Studimi, ja përse nuk duhet t’i përqafoni qentë

dog-hug

Për të gjithë ata që kanë kafshë shtëpiake është shumë e vështirë t’i rezistojnë tundimit për ta shprehur dashurinë ndaj tyre përmes përqafimeve. Por sipas një studimi kjo nuk është ajo që kafshët duan, sidomos qentë. Qentë e urrejnë të përqafohen, është ky studimi i publikuar në Psychology Today nga doktori Stanley Coren. Studiuese së bashku me grupin e tij të punës ka analizuar mimikat e qenve në 250 fotografi gjatë kohës që përqafoheshin. Pasi ka analizuar gjuhën dhe sinjalet e stresit doktori ka arritur në rezultatin se të paktën 82% e kafshëve nuk e përjetojnë aspak mirë një përqafim. Qentë kanë nevojë të lihen të lirë të lëvizen ndërsa si duket përqafimi nuk është mënyra më e mirë për t’iu shprehur dashurinë.

Pin It