“Chape” , një histori ëndrrash dhe shpresash me një fund tragjik, viktimat dhe të mbijetuarit e deritanishëm

chapecoense-etchegoyen77

Kurrë një histori e tillë si ajo e “Chapes” nuk kishte pësuar një fund kaq tragjik. Chapekoense në këto javë të fundit ishte bërë protagoniste e disa festimeve. E para për arritjen e finales së parë në historinë e saj dhe e dyta asistimin në festën e Palmeirasit si rival në ndeshjen e fundit që Palmeiras u shpall kampion.

“ Chape” sic quhet nga tifozët, është një klub i ri, i lindur në vitin 1973. Është formacioni i qytetit të Chapekos, një qytet industrial me 200 mijë banorë në shtetin e Santa Katerinës në Brazil.  Në vitin 2009 luante në serinë D braziliane pas një krize që po kalonte si ekip pas viteve 90.

Ekipi nga qyteti i Chapeco-s kaloi në serinë e parë të Brazilit në vitin 2014 dhe arriti në javën e fundit të kampionatit pas një fitore kundër San Lorenzos së Argjentinës. Në vitin 2015 erdhi dhe pjesëmarrja e parë në kompeticionet ndërkombërtare.

Edicionin e shkuar në Kupën Sudamerikana u ndal në cerëkfinale nga River Plejt ndërsa ajo ndeshje që do të luante nesër do të ishte ndeshja më e rëndësishme e historisë së “Chapes”. Kishte siguruar finale pasi eleminoi San Lorencon në gjysëfinale. Në cerekfinale kishte eleminuar një tjetër skuadër argjentinase, Indipendienten e Gabi Militos pas një penalltie të pritur nga Danilo i cili vdiq sot në spital pas aksidentit.

Tragjedia, shkaqet e të cilës janë ende të pasigurta, ndodhi në orën 22:15 të orës lokale në Cerro Gordo të La Union, 57 km larg destinacionit “Medellin” dhe siç mësohet avioni po bëhej gati për fazën e uljes. Menjëherë pas lajmit, Kupa amerikanojugore u pezullua.

Avioni ishte nisur nga Santa Cruz de la Sierre në Bolivi dhe mes shkaqeve të mundshme të rrëzimit të tij, citohen probleme në impiantin elektrik. Me të njëjtin avion, tre javë më parë, udhëtoi kombëtarja e Argjentinës së Lionel Messit.

Operacionet e shpëtimit u vështirësuan nga shikueshmëria e ulët në vendin e ngjarjes. Madje kushtet e këqija të motit detyruan ndërprerjen e përkoheshme të kërkimeve.

Viktimat– Nuk ka yje në formacionin e Chapes: skuadra është ndërtuar me një kosto të ulët dhe forcën e bënte kolektivi. Lojtarët më tënjohur ishin Bruno Rangel i rikthyer pas një experience në Katar, anësori dener, mesfushorët Gil dhe Kleber Santana, ky i fundit në vitin 2010 luante për Atletiko Madrid. Portiere Danilo ishte mes të rekuperuarve nga aksidenti po vdiq në spital pas plagëve të rënda. Mes viktimave dhe një lojtar që ka kaluar në Itali, tek Salernitana në vitin 2010 në serinë B. lojtari në fjalë ishte Filipe Mashado. Trajner i Chapes ishte Kaio Xhunior, 51 vjecari me eksperiencë të gjatë në pankinë.

Të mbijetuarit– për momentin të mbijetuarit janë tre, anësori Alan Rushel, 27 vjec, mbrojtësi Helio Zamper neto(31) dhe portiere i dytë Xhekson Follman. Vec tyre 9 lojtarë të ekipit nu ishin nisur me ekipin sepse nuk ishin grumbulluar: janë Nemen, Demerson, Boek, Andrei, Hyoran, Uink,Martinuco. Moises dhe Nivaldo. Më i njohuri ësntë Alehandro Martunico, me një të kaluar të vIjareal në spanjë, por edhe Klaudio Uink, mbrojtës që ka luar me Veronën për 6 muaj në vitin 2015.

 

Pin It