Turizmi, prioritet për të rritur konkurrueshmërinë e vendit

53359344

Rritja e konkurrueshmërisë në sektorin e turizmit ishte tema qëndrore e takimit të zhvilluar mes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Grupit të Menaxhimit të Integruar të Politikave për Konkurrencën dhe Inovacionin (IPMG).

Ministrja Milva Ekonomi theksoi rëndësinë e zbatimit të politikave dhe strategjive të kërkuara nga Bashkimi Europian dhe ndërkombëtarët për të udhëhequr zhvillimin e reformave.

“Menaxhimi kombëtar i politikave në sektorin e Konkurrencës dhe Inovacionit (C&I) kërkon konsultime intensive dhe dialog politik midis autoriteteve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë. Prandaj, është e rëndësishme gjetja e metodave të integruara për të bërë vendin më konkurrues, e sidomos sektorin e turizmit”, u shpreh ministrja Ekonomi.

Ekonomi tha se do të mbështeten sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, sidomos në fushën e turizmit dhe shfrytëzimit të qendrave të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në bashkëpunim me qeverisjen lokale.

Pin It