200 lëkundje sizmike në Italinë Qendrore, mijëra të pastrehë

italia

Rreth 200 lëkundje sizmike goditën Italinë Qendrore mbrëmjen e ditës së mërkurë dhe mëngjesin e sotëm, prej të cilave dy lëkundje ishin të magnitudës 5,4 dhe 5,9 ballë. Epiqendra ishte në zonën e Marche-s dhe Umbria-s, por lëkundjet janë ndjerë deri në Romë.

Deri tani raportohen 8 të lënduar dhe dëme të shumta materiale.  Ndërkohë që krahas problemit të strehimit, situata rëndohet nga gjendja psikologjike e banorëve që po rimëkëmbeshin nga tërmeti i parë.

Mijëra banorë kaluan natën jashtë banesave të tyre, ndërsa tërmeti u pasua nga reshje të rrembyeshme shiu. Në zonat e tërmetit janë mbyllur shkollat, spitalet e burgjet, ndërsa një pjesë e rrugëve janë bllokuar nga rënia e shkëmbinjve.

Sipas specialistëve shkak i lëkundjeve sizmike mund të jetë ulja e Apenineve, që rrezikon të përsëritet e të zgjatet në kohë.

Pin It