Ke lindur në vjeshtë? Urime, do sëmuresh më pak

 

red-hat-and-red-jacket-cute-baby-in-autumn

Lajm i mirë për të lindurit në stunën e vjeshtës . Sipas një studimi të kryer nga studiuesit e universiteteve të Londrës, bebet e lindura në vjeshtë kanë më pak mundësi të zhvillojnë sëmundje imunitare. Dhe një shkak për këtë mendohet të jetë edhe sasia e vitaminës D e marrë nga nëna, gjatë shtatzënisë, në stinën e verës.

Sipas specialistëve, sasia e vitaminës D e marrë prej ushqimeve, nuk është e mjaftueshme, prandaj në mungesë të ekspozimit në diell, është e nevojshme marrja e suplementeve.

Gjithsesi, këshillimi me mjekun përpara marrjes së çdo ushqimi, vlen edhe në këtë rast, sidomos nëse vuani nga çrregullimi i rrahjeve të zemrës, tensioni i lartë i gjakut, gurët në veshka, sëmundje të mëlçisë, keni nivel të lartë të kalciumit, apo merrni mjekime të ndryshme.

Ushqimet që përmbajnë më shumë vitaminë D janë: salmoni, peshku ton, e verdha e vezës, mëlçia e viçit, qumështi i dhisë.

Pin It