Fëmijë obezë…nëna mbani përgjegjësi

615x200-ehow-images-a01-vu-1i-prevent-children-from-overeating-800x800

Nëse kemi një fëmijë të shëndoshë, kërkojeni përgjegjësinë tek vetja. Një tjetër përgjegjësi bie mbi prindërit e veçanërisht mbi nënat. Fakti që të dy prindërit punojnë, është i lidhur ngushtësisht me mbipeshën dhe obezitetin e fëmijëve. Të paktën kështu thuhet në një studim danez të ekonomistit Wencke Gwodzd e Copenhagen Business School.

Studimi analizoi një sërë kërkimesh të mëhershme lidhur me nënat që punojnë dhe obezitetin e fëmijëve duke zbuluar lidhje të ngushta mes këtyre dy elementëve në shumë vende.

Me fjalë të tjera, nëse krahas babait kur edhe nëna është në punë është më e lehtë që fëmija të shëndoshet. Rezultati është edhe më i ndjeshëm në rastet e fëmijëve me moshë 5 deri në 10 vjeç, të cilët janë disi më të pavarur në zgjedhjen për të ngrënë.

“Mirror” raporton se, nëse nënat mungojnë për kohë të gjatë tek fëmijët edhe regjimi i tyre i gjumit nuk është i rregullt duke çuar gjithashtu në shtim peshe.

Pin It