Spinaqi, fituesi i çdo gare ushqimore

sss-1439284790-1738374

 

Spinaqi fiton çmimin e parë në çdo garë ushqimore për shkak të vlerave ushqyese që ka. Spinaqi përmban shumë vitamina dhe minerale .Që të jetë sa më i fortë, trupi ynë ka nevojë për ushqime të pasura me hekur, por sasia e hekurit në spinaq arrin nivele mesatare.

Si burim i beta-karotinës, ai është shumë i efektshëm ndaj sëmundjeve serioze. Me vetitë e tij, mbron zemrën, forcon lëkurën, përmirëson shëndetin e syve dhe ndihmon në funksionimin e mirë të sistemit tretës.

Dobitë që sjell spinaqi për shëndetin, shtohen kur ai gatuhet, pasi mjafton një gjysmë tasi me spinaq të gatuar që të na sigurojë tre herë më shumë vlera ushqimore sesa një tas me spinaq të pagatuar.

Ashtu si perimet e tjera të gjelbra, edhe spinaqi ka sasi të mëdha vitamine B6, e cila e ndihmon trupin të prodhojë proteina dhe të çlirojë energji.

Spinaqi i freskët, organik i patrajtuar me pesticide është shumë më i ushqyeshëm.

Pin It