Mbi agjërimin…

1.Kur të shikoni hënën e re, nisni agjërimin e kur ta shihni përsëri hënë e re, ndërpriteni të agjëruarit.

2.Për çdo gjë jepet zekat. Zekati për trupin është agjërimi.

3.Agjërimi është gjysma e durimit.

4.Agjërimi më i pëlqyer pas Ramazanit është agjërimi në muajin Muharrem dhe falja më pëlqyer pas faljeve të detyrueshme është ajo falje që bëhet natën. Zoti nuk e miraton agjërimin e atij i cili nuk heq dorë nga gënjeshtra e nga punimi i saj.

5.Kushdo që agjëron Ramazanin me bindje se është farz e duke forcuar shpresën se do t’ia arrijë shpërblimit, atij i falen fajet e përparme.

6.Ka shumë vetë që agjërojnë, por ata nuk përfitojnë ndonjë dobi veçse rrinë të uritur e të etur.

7.Ai njeri që s’ka lënë rrenën dhe dëshmon gënjeshtër edhe ka lënë të ngrënët e të pirit, ai nuk ka bërë asgjë për Zotin.
Nuk është agjërim ndalimi i të ngrënit të pirit. Agjërim është vetëm kur njeriu largohet nga fjalët e këqija e nga të gjitha punët e liga. Ndofta ty të flet ndokush keq. Ti i thuaj: “Jam agjërueshëm…”

Pin It