Mbrojtja e konsumatorit, ministria bashkëpunon me pushtetin vendor

QKP-Miratohet-Kalendari-i-Panaireve-dhe-Ekspozitave-Tregtare-per-vitin-2015-pagepic

Konsumatorët shqiptarë do të jenë më të mbrojtur dhe të mirëinformuar për të drejtat e tyre. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETTS) po ndërmerr një sërë takimesh me përfaqësues të pushtetit vendor për të siguruar zbatimin e ligjit për “Mbrojtjen e Konsumatorit për produktet jo ushqimore”.

Përfaqësues nga 16 bashki të veriut të Shqipërisë, përfaqësues nga Agjencia për Zbatimin e Reformës Territoriale dhe nga MZHETTS u takuan në Shkodër për të diskutuar për përmirësimin e nivelit të mbrojtjes së konsumatorëve. Ligji nr. 9902 “Për mbrojtjen e konsumatorit” i ndryshuar parashikon ngritjen në çdo bashki  të njësive që do të mbulojnë ankesat dhe çështjet që shqetësojnë konsumatorët.

Në takim u fol për rolin dhe funksionin që do të ketë pushteti vendor në mbrojtjen e konsumatorëve dhe zyrat përkatëse. Pjesëmarrësit u njohën edhe me objektivat kryesore të Strategjisë “Për mbrojtjen e konsumatorëve dhe mbikëqyrjen e tregut 2020”.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga bashkitë e qyteteve Shkodër, Malësi e Madhe, Pukë, Tropojë, Kukës, Fushë-Arrëz, Vau i Dejës, Has, Mat, Dibër, Klos, Bulqizë, Lezhë, Mirditë, Kurbin dhe Krujë.

Pin It