Më ka marre malli për bukën e nënës,për kafen e nënës…

Më ka marre malli për bukën e nënës,
për kafen e nënës,
Për përkëdhelitë e nënës,
Dhe fëmijëria po rritet brenda meje
Ditë pas dite,
Dhe e dua shumë jetën, sepse
Po të vdisja,
Do më vinte turp nga lotët e nënës!

Në u kthefsha një ditë,
Bëmë mburojë për qepallat e tua.
M’i mbulo sërish eshtrat me këtë bar
Të pagëzuar nën hapat e tu të pafajshëm.
Lidhmë me një cullufe prej flokëve të tu,
E do isha, mbase një hy,
Po të ta cikja paksa zemrën!
Në u kthefsha futmë thëlle,
Si kërcu, në vatrën tënde.
E varmë, si tel rrobash, në pullaz të shtëpisë.
Nuk rri dot në këmbë, pa lutjen tënde të ditës.
Jam plakur !
Silli yjet e fëmijërisë dhe do ta ndaj me zogjtë e sapolindur,
rrugën e kthimit…
Në folenë e pritjes tënde!

/Mahmud Dervish/

Pin It