“Mendimtari” i kohës, gjendet në Tel-Aviv objekti i veçantë

bronz_1480105218-592200

Një enë me figurën unike që paraqet një njeri me kapele, i ulur me mjekër të mbështetur në dorë, i thelluar në mendime, është gjetur në Izrael, raporton Reuters.

Autoritetet për antikitete kanë njoftuar se ena prej 18 centimetrash është gërmuar në Jehud, në lindje të Tel-Avivit, në një varrezë, bashkë me sende të tjera si thika, maje shigjetash e koka sëpatash.

“Kjo enë unike qeramike është e para e këtij lloji që kemi gjetur dhe në kontekstin e zonës mund të na dëshmojë se aty është varrosur një personalitet shumë i rëndësishëm”, ka thënë Gilad Itah, drejtor për antikitete në Izrael.

Kjo gjetje i takon kohës se bronzit të mesëm, por nuk ka të dhëna se kush e ka punuar këtë vepër e as kujt i dedikohej ashtu siç nuk ka të dhëna për personin që është varrosur në varrin ku u gjet artefakti.

Itah ka thënë se gjinia e personit në figurë nuk është shëmë e qartë, por, sipas të gjitha gjasave, ai duhet të jetë mashkull.

“Shkalla e saktësisë dhe trajtimi i detajeve gjatë realizimit të kësaj skulpture gati 4 mijë vjet të vjetër, është impresionuese”, ka thënë Itah.

Fytyra, duart dhe këmbët e personit në figurë janë vendosur rreth vjegës së enës dhe në këtë mënyrë  krijohet forma e njeriut.

Pin It