Menu e re ushqimore për fëmijët në kopshte e çerdhe

maxresdefault

Fëmijët e kopshteve dhe të çerdheve tashmë do të kenë një menu të re ushqimore. Me anë të një urdhri të firmosur nga Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj parashikohet që nga mosha zero deri në atë 6 vjeçare fëmijët të kenë të përcaktuar gramaturat dhe kaloritë ushqimore që marrin gjatë vakteve ushqimore në institucionet e arsimit parashkollor. Urdhri ka parashikuar të gjitha vaktet dhe ushqimet që do t’u jepen fëmijëve çdo ditë, duke filluar nga e hëna në të premte. Ky dokument ka për qëllim kontrollimin e kalorive që marrin fëmijët gjatë ushqimit në kopsht e në çerdhe në mënyrë që ata të ushqehen sa më shëndetshëm dhe të mos kapërcejnë kaloritë e përcaktuara.

Pin It