Rezidentët nuk paguajnë parkim në zonën e tyre

maxresdefault (1)

Drejtoresha e agjencisë “Tirana Parking” Eglantina Zëre  ka sqaruar se kryeqyteti do të ketë 71 rrugë me pagesë, me çmim nga 20 deri në 100 lekë ora, ndërsa rezidentët nuk do të paguajnë kur parkojnë makinën në zonën e tyre. Ajo thotë se qytetarët jo rezidentë nuk do të parkojnë makinën në lagjet e kryeqytetit por vetëm në 71 rrugët me pagesë. Të gjithë rezidentët do të pajisen me një kartë ose pullë e cila do të ketë një ngjyrë të ndryshme sipas zonës. Për ata qytetarë që nuk paguajnë tarifën Bashkia e Tiranës parashikon penalitet, duke filluar nga gjoba. Me vendim të Këshillit Bashkiak është krijuar Agjencia “Tirana Parking ”, e cila administron të gjitha rrugët publike që janë të disponuara për parkim. E gjithë Tirana është e ndarë në 4 zona për parkim me pagesë dhe do të ketë 3 nivele tarifimi, të cilat janë 20, 40 dhe 100 lekë.

Pin It