Mes rreshtash gjen shpirtin…në poezinë e Agollit

Mos ma kujto

E shkuara ka çaste dhe orë të hidhura, mos ma kujto
për shembull, më pe me duar të lidhura, mos ma kujto!

Për shembull më pe në rruge të pirë, mos ma kujto,
Të pirë e të humbur, të share e të grirë, mos ma kujto!

Për shembull më rrahen dy-tre vagabondë, mos ma kujto,
Tek shihja një grerëz tek rrinte mbi gonxhe, mos ma kujto!

Për shembull pësova diku një disfate, mos ma kujto,
Dhe gjumi s’më zinte me ditë e me natë, mos ma kujto!

Për shembull më pe duke ecur e qarë, mos ma kujto,
Mbështetur pas murit me zemër të vrare, mos ma kujto!

Për shembull më pe duke ngrënë e gënjyer, mos ma kujto,
Të prishur, të shturur, të rënë e të thyer, mos ma kujto!

Për shembull në shtrat s’u bera për burre, mos ma kujto,
I turpshëm u drodha si qengj nën lëkure, mos ma kujto!

E shkuara ka ore dhe caste te hidhura, mos ma kujto,
Ka drojtje dhe heshtje kur lipsen të thirrura, mos ma kujto!

Një shkrepëse

Ndizmë, vëlla një shkrepëse
nën qiellin e zi,
Një shkrepëse të brishtë shprese
në erresirën me shi.

Në erresiren e dhjamur si pelte,
Kur ndihet të zbrese acar.
E dini c’do të thotë një shkrepëse,
Një fije e holle si bar?

Vdekja e Nenes

U zvogëlua nëna dhe u tret e gjitha,
U be si pulebardhë e lehte
Dhe një mengjes pa zbardhur ende drita
Rënkoi e fluturoi mbi retë

Andej u fsheh si ylli Aferdita
Dhe ne pastaj s’e pamë, paste ndjese!
Vec ndodh që valë e endrrave të trishta
E sjell në breg të shtratit tim si shpezë!

SIKUR S’JETOJ NE VENDIN TIM

Më ndodh sikur s’jetoj në vendin tim
Po në një vend të huaj dhe të largët
Në një qytet me buba dhe me minj
Mes mureve të rrjepur dhe te lagët.

Çuditem pse kështu me duket shpesh
Kur s’ka njeri shtëpia, kur jam vetëm
Kur shiu në dimer flluska ngre në shesh
Dhe mua flluska flluska ma bën jetën

Më ngjan sikur dhe strehët derdhin helm
Helmohemi çdo çast me njeri-tjetrin
s’e di nga vjen ky helm se s’kam c’te them
Veç shoh se rrobat tona helm na rrjedhin

Ky vend me duket do helmohet krejt
Nga helmi rrjedhur vrimash në themelet
Pastaj do tundet toka në tërmet
Dhe Djalli i Madh do qesh e do zgeërdheshet

I huaj jam në vendin tim mjerisht
Dhe kur rreth meje ka me dhjetra njerëz
Kjo me lendon dhe shpirtin ma gervish
më bën të qaj si nxenës prapa deres.

Dritëro Agolli

Pin It