Ministrat e Jashtëm të BE: Turqia të refuzojë dënimin me vdekje, kushtëzon anëtarësimin

thumbs_b_c_004732aaa06c0b4c2bb7b56791544e2f

Shtetet anëtare të Bashkimit Europian i kanë bërë thirrje autoriteteve turke, duke përfshirë policinë dhe forcat e sigurisë që të tregohen më të përgjegjshëm pas tentativës së dështuar të grushtit të shtetit.

“Duhet të shmanget dhuna e mëtejshme për të mbrojtur jetën e njerëzve dhe për të rivendosur qetësinë” kanë thënë ministrat e Jashtëm të BE në një deklaratë pas takimit të hënën në Bruksel.

“BE-ja bën thirrje për respektimin e plotë të rendit kushtetues të Turqisë dhe thekson rëndësinë e sundimit të ligjit mbizotëruese, -thanë ministrat duke theksar- se është shumë e rëndësishme për të siguruar respektimin e plotë të të gjitha institucioneve demokratike të vendit, duke përfshirë qeverinë e zgjedhur dhe Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë.”

Ata shtuan se refuzimi  i dënimit me vdekje është një element thelbësor i kushteve të bllokut për anëtarësim.

Presidenti Rexhep Tajip Erdogan ka sugjeruar se Turqia mund të rikthejë dënimin me vdekje, që  u hoq në vitin 2004. Turqia, tashmë anëtare e NATO-s dhe aspiron të bashkohet me BE.

 

 

Pin It