Sigurimi i jetës – Shqiptarët shpenzojnë vetëm 34.8 euro/frymë, më pak se i gjithë Rajoni

ekonomi1

 Raporti i Autoritetit të Mbikëyrjes Financiare thekson se në vitin 2015, dendësia e primit të sigurimit për frymë, që është treguesi që shpreh shkallën e përdorimit të produkteve të sigurimit nga popullsia për Shqipërinë ishte 4866 lekë, ekuivalente me 34.8 euro për person.

Shqiptarët shpenzojnë më pak se të gjitha vendet e Rajonit, me përjashtim të Kosovës për sigurimin e jetës, shëndetit dhe pasurisë.

 

Në vendet e rajonit ky nivel është dyfish më i lartë ndërsa në Bashkimin Europian arrin nga 1100 deri në 2100 euro për frymë. Por të dhënat tregojnë se edhe prespektiva nuk është shumë e mirë, në kushtet kur rritja e tregut po vjen kryesisht nga sigurimi i automjeteve, që është i detyrueshëm me ligj.

 

Pin It