ISHP: Mamografi falas për gratë mbi 50 vjeç, njësia e lëvizshme pranë Onkologjikut

2014-10-21_01

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se njësia e parë e mamografisë së lëvizshme do të jetë në spitalin Onkologjik, Tiranë deri më 29 Korrik, ndërsa njësia e dytë do të jetë në Himarë. Të gjitha gratë mbi 50 vjeç mund të bëjnë mamografi falas.

“Inkurajohen të gjitha gratë që të kryejnë çdo vit ekzaminimin klinik të gjirit nga një mjek pranë një qendre shëndetësore.

Me risk të lartë do të konsiderohen ato gra që janë bartëse të defekteve gjenetike, që kane histori familjare apo personale, probleme beninje të gjirit, në rastet kur është vërejtur fillimi i hershëm dhe mbarimi i vonshëm i menstruacioneve, moslindje ose lindja e fëmijës mbi 30 vjeç, obezitet, ind i ngjeshur të gjirit dhe ekspozim ndaj rrezatimit terapeutik”, njofton ISHP.

Pin It