Drafti i ri për rivlerësimin e pronave, tatimi ulet deri në 2%

pasurite-905x395

Ministria e Financave dorëzoi në Kuvend draftin e ri për rivlerësimin e pasurive të patundshme me tatim më të ulët. Të gjithë ata që duan të rivlerësojnë pronat, shtëpitë, tokat apo dyqanet e tyre duhet ta bëjnë këtë deri më 31 dhjetor 2016.

Rivlerësimi mund të bëhet nga një ekspert i licensuar, i cili duhet të pajtohet në mënyrë private nga qytetaret, për të bërë vlerësimin e pronës sipas vlerës së tregut. Më pas prona mund të regjistrohet në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajshtme me vlerën e re, kundrejt një tatimi, i cili do tëe zbatohet 2% mbi diferencën mes vlerës së re dhe asaj të mëparshme. Ky tatim më parë paguhej në masën 15%.

Kjo nënkupton që individët që duan të shesin pronat e tyre sipas vlerës së re të tregut, me tatimin prej 2% do të duhet të paguajnë më pak. Po ashtu edhe bizneset do të kenë të njëjtat lehtësime për pronat e tyre, por tatimi për ta do të jetë 3%.

Pin It