Ministria e Kulturës hap thirrjen për mbështetjen e krijimtarisë letrare për 2017-n

Në zbatim të politikës së Ministrisë së Kulturës për mbështetjen e autorit shqiptar, hapet për të dytën herë Fondi për mbështetjen e Krijimtarisë Letrare Shqiptare.

“Mbështetja e autorit shqiptar ka qenë dhe mbetet një nga përparësitë e politikës së Ministrisë së Kulturës në fushën e librit, duke e vlerësuar autorin si një prej hallkave kryesore të zinxhirit të librit. Suksesi i edicionit të parë të këtij projekti ku u përzgjodhën autorë dhe vepra të rëndësishme, të vlerësuara më pas edhe nga kritika letrare, si “Homo Antarcticus” e Luljeta Lleshanakut apo “Mjaltë në teh” e Romeo Çollakut, e shumë të tjerë, jep garanci për një proces të drejtë dhe transparent në ndihmesë të letrave shqipe. Këtë vit, Ministria e Kulturës do t’u japë përparësi krijuesve të rinj, deri 35 vjeç, duke marrë parasysh vështirësitë që ata hasin për t’u evidentuar dhe promovuar në fushën e letrave”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës në Shqipëri.

Për më shumë mund të informoheni në këtë link:www.kultura.gov.al/al/newsroom/njoftime/fondi-per-mbeshtjetjen-e-krijimtarise-letrare-shqiptare-2017./ATA/

Pin It