Ministrja kosovare :”Serbia nuk i zbaton sa dhe si duhet marrëveshjet”

 

????????????????????????????????????

Ministrja kosovare e Dialogut Edita Tahiri ka thënë se marrëveshja për asociacionin është një marrëveshje e parimeve, nuk është një akt juridik. Akt juridik do të jetë statuti i asociacionit, i cili duhet të jetë në pajtueshmëri me kushtetutën dhe pikërisht këtë e kërkon Gjykata Kushtetuese.

“Në fakt kur unë jap vlerësime për këtë proces në emër të qeverisë së Kosovës kam thënë gjithmonë që Serbia nuk i zbaton sa duhet dhe si duhet marrëveshjet. Me këtë kam menduar që Serbia derisa në një anë zbaton marrëveshjet, në anën tjetër ende i mban strukturat paralele në Kosovë dhe ky standard i dyfishtë i Serbisë, e cila raporton në Bruksel që i ka zbatuar marrëveshjet dhe në anën tjetër mban strukturat paralele, kjo për neve nuk është zbatim cilësor i marrëveshjes. Shembull kemi komunat me shumicë serbe, që krahas atyre strukturave që kanë dalë nga zgjedhjet lokale të Kosovës, Serbia i fuqizon komunat paralele dhe i pengon strukturat komunale legjitime. Pra hiç më larg sesa më 6 janar të këtij viti, Serbia ka bërë riemërime të strukturave komunale”-është shprehur Tahiri

Pin It