Kosovë, PDK bën thirrje për dialog

DSC_0072

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka dënuar dhunën në protestat e opozitës dhe i bën thirrje gjithë spektrit politik për dialog brenda institucioneve.

Nënkryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se PDK është e vendosur që si partia më e madhe dhe udhëheqëse e koalicionit qeveritar të zbatojë marrëveshjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike, e cila parashikon që Hashim Thaçi të votohet president i ri i Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës do të respektojë marrëveshjen politike me partnerët e koalicionit dhe në pajtim me procedurat kushtetuese do të nominojë kandidatin për President Republikës së Kosovës, që do të zgjidhet në Kuvendin e Kosovës, sipas afateve kushtetuese”, tha nënkryetari i PDK.

Krasniqi tha se PDK nuk ka asnjë dyshim rreth zbatimit të plotë të marrëveshjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike.
Në këtë mbledhje, kryesia e PDK-së ka vendosur që të rrisë aktivitetet në terren me të gjitha strukturat e saj, por nuk kanë diskutuar për zgjedhjen e pasardhësit të Hashim Thaçit në krye të partisë.

Pin It