Shoqata e transporti qytetas: “Insistojmë të rritet sërish çmimi i biletës, ndryshe nuk ka rritje cilësie”

Images

Të pabindur me zgjidhjen e dhënë nga Bashkia e Tiranës, shoqata e transportit qytetas do të vazhdojë negociatat me bashkinë për një tjetër rritje të çmimit të biletave gjatë ditëve në vijim.

Rritja e çmimit me 40 lekë për transportin urban nga 1 shkurti duket se do të sjellë më shumë cilësi në shërbim për qytetarët por edhe do të ndihmojë në rikuperimin e dëmit financiar të kompanive.

“Besoj se diçka mund të përmirësojë ky lloj çmimi dhe patjetër që ky lloj çmimi do të kalojë edhe në sherbim të qytetarit. Mendojmë që mund të na stabilziojë por kjo nuk është se e zgjidh situatën. Po përgatitemi për 1 shkurtin edhe për uniformat qoftë të shoferëve, qoftë të faturinove edhe për mënyrën e komunikimit, të sjelljes edhe për levizshmërinë edhe për pastërtinë e ambientit edhe për shtimin e mjetit, që të gjitha këto bashkë në fund të fundit rritja e çmimit të ërkojë edhe me rritjen e cilësisë së shërbimit. Do të shtojmë lëvizshmërinë, do të shtojmë mjetet.”-shprehet Ibrahimi për Report Tv

Por për Ferdinand Ibrahimin pronarin e linjës së Unazës kërkesa e bashkisë për rritje të cilësisë së shërbimit e biletë elektronike nuk do të jetë e mundur për sa kohë nuk ka një tjetër rritje të çmimit.

“Në rast se do të vihet bileta elektronike ne patjetër kërkojmë një kosto sepse bileta elektronike në vetvete ka kosto të tjera. Kushdo kompani që ta bëjë atë kërkon. edhe me konçesion ta mari ajo patjetër kërkon koston e saj dhe këtë kosto këtë vlerë që ajo do të investojë do ta marë nga ne, ska nga ku e mer. Për ne është me interes kjo bërja e ksaj biletës elektronike sepse do na rrisë edhe të ardhurat. Do rriten të ardhurat edhe për ne por edhe për shtetin.“-thotë Ibrahimi

Pin It