Televizorët Samsung QLED 2017 certifikohen nga UHDA për cilësinë e ngjyrave

Samsung Electronics deklaroi sot se linja e tij e televizorëve QLED 2017 është certifikuar nga UHD Alliance (UHDA) si një ULTRA HD PREMIUM për shkak të cilësisë së ngjyrave që tejkalon kërkesat dhe standardet globale. Certifikimi përfshin portofolin 2017 QLED TV, bashkë me modelet Q9, Q8 dhe Q7.

“Marrja e kësaj vule aprovimi nga UHD Alliance është një nder për ne,” tha MS Kim, Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Biznesit Vizual në Samsung. “Ne jemi krenar që po ofrojmë për konsumatorët tanë një eksperiencë argëtimi në shtëpi Ultra HD me linjën tonë të televizorëve QLED 2017.”

Logo e UHDA’s ULTRA HD PREMIUM identifikon produktet dhe shërbimet që përmbushin ose tejkalojnë nivelet strikte të performancës për rezolucionin 4K, gamën shumë dinamike dhe spektrumin e gjerë të ngjyrave. Këto specifika bëjnë të mundur që televizorët, përmbajtja apo pajisje të tjera të jashtme siç janë UHD Blu-ray players, të shfaqin plotësisht përmbajtjen në formën e saj më të pasur duke i lejuar përdoruesit të përjetojnë një eksperiencë më të përshtatshme për dhomën e tyre të ndenjes.

E prezantuar në CES 2017, linja e televizorëve QLED përfshin një përformancë të përmirësuar të pamjes së ngjyrave duke paraqitur saktë hapësirën e ngjyrave DCI-P3 dhe për herë të parë për Samsung, mund të riprodhojë 100% volumin e ngjyrës. Kjo do të thotë që televizorët e rinj QLED të Samsung shpalosin të gjitha ngjyrat në çdo nivel ndriçimi – madje dhe me dallimet më të vogla të dukshme në kulmin e ndriçimit QLED – duke tejkaluar kërkesat UHDA. Ky përmirësim është rezultat i adoptimit nga Samsung të një materiali të ri Quantum Dot metalik, duke bërë të mundur që televizorët të shprehin një gamë të përmirësuar të ngjyrave me një detaj më të shkëlqyer krahasuar me televizorët tradicional. Me kualitetin e pamjes si prioritet kryesor për klientët në të gjithë botën, televizorët QLED 2017 të Samsung përfaqësojnë një hap përpara për argëtimin në shtëpi.

UHDA është një koalicion global i përbërë nga më shumë se 50 kompani anëtare – ku përfshihen studiot filmike më të mira, prodhuesit e elektronikës së konsumit dhe distributorë për përmbajtjen – e themeluar për të nxitur dhe promovuar ekosistemin Ultra HD dhe përfitimet e teknologjisë Ultra HD. Aleanca është e fokusuar gjithashtu për të ndihmuar klientët të ndërtojnë një ekosistem UHD të padukshëm, të integruar dhe me një kualitet të lartë nga fillimi në fund. Pajisjet premium UHD dhe përmbajtja do të markohen qartësisht në mënyrë që konsumatori të mund t’i indentifikojë lehtësisht në dyqan.

Pin It